Vrau efektivin e "Shqiponjave", Gjykata lë në burg Azgan Mërnicën

Aktualitet

Vrau efektivin e "Shqiponjave", Gjykata lë në burg Azgan

Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenalia njihet sot me masën e sigurisë.

Ai është shfaqur i qetë dhe i pashqetësuar, në pritje të vendimit të gjykatës për të.

Vrau efektivin e "Shqiponjave", Gjykata lë në burg Azgan

Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur ne gjykatën e shkallës së parë në Fier 23 vjeçari Azgan Mërnica i cili ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë policin e forcave “Shqiponja” Novruz Cenaliaj.

Vrau efektivin e "Shqiponjave", Gjykata lë në burg Azgan

Menjëherë pas ngjarjes Mërnica është larguar nga vendngjarja dhe në ndjekje të tij u vunë për 3 ditë me radhë forca të shumta policie dhe ato të Reneas por pa mundur ta ndalojnë, derisa mbrëmjen e datës 15 familjarët kanë negociuar me policinë dhe kanë bërë dorëzimin e autorit në ambientet e drejtorisë së policisë në Fier.

Togat e zeza nën drejtimin e gjyqtares Dajana Ndrea dhe prokuror Denis Hyka do të marrin sot masën e vlerësimit për autorin Azgan Mërnica i cili përfaqësohet nga avokati Xhevair Morina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion