Shpërthen makina e parkuar në Tiranë, policia: I vendosën tritol

Aktualitet

Shpërthen makina e parkuar në Tiranë, policia: I vendosën

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në një automjet të parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion