Goditën me shishe qelqi në fytyrë Klea Prengën, dorëzohen në polici Antonela Berisha dhe e motra
Janë dorëzuar sot në polici dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat dhunuan modelen Klea Prenga. Motrat Berisha ishin shpallur në kërkim për ngjarjen. Të dyja ato i thyen shishen e qelqit në fytyrë Klea Prengës.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai
Klea Prenga pas goditjes ka dëme të pariparueshme në fytyrë, teksa i kanë rrezikuar punën e saj si blogere.
Sipas burimeve, të dyja motrat kanë masë sigurie 'Arrest në burg'.
Njoftimi i policise:
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:
Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore" ndaj shtetases A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë.