I shpëtoi vdekjes nga dy atentate, lihet në burg Endrit Sadedini!

Aktualitet

I shpëtoi vdekjes nga dy atentate, lihet në burg Endrit Sadedini!

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Endrit Sadedinin, i arrestuar tri ditë më parë gjatë një aksioni të zhvilluar në lagjen Pavarësia . Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi, e cila ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës.

Sadedini akuzohet për “Armëmbajtje pa leje".

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi u ka shpëtuar dy atentateve, njëri me tritol më 19 dhjetor 2021.Ndërkohë edhe në 2019, i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij sot, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak. Sadedini në momentin që pa shërbimet e policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet.

 

ME TE LEXUARAT