I shpëtoi atentatit, Gentjan Bejtja u kthye në Shqipëri ditët e fundit, por nuk rezulton në sistemin TIMS

Gentian Bejtja, i cili dyshohet të jetë objektiv i atentatit në Larushkë të Krujës, të ndodhur disa ditë më parë, ishte kthyer në Shqipëri ditët e fundit.
Bejtja, nuk rezulton i regjistruar në sistemin TIMS, çka ngre dyshime se mund të ketë hyrë në vend në mënyrë ilegale. Bejtja ka kërkuar azil në disa vende të Evropës, por i është refuzuar.
Bejtja kishte 4-5 ditët e fundit që ishte kthyer jashtë territorit shqiptar. Zyrtarisht, sipas burimeve të policisë, më është konfirmuar se ai nuk është rezulton i regjistruar në sistemin TIMS, çka dyshohet se mund të ketë hyrë në mënyrë ilegale. Ai ka kërkuar azil në disa vende të ndryshme si Norvegji, Suedi, ku i është refuzuar. Nuk dihet se në cilin vend ka jetuar së fundmi, por nga të dhënat që policia ka siguruar në dy ditët e fundit, ka zbuluar se Bejtja ishte kthyer nga jashtë territorit shqiptar.


