I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet 22-vjeçari në Morinë! Pritet ekstradimi i tij

Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të hynte në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës. Sipas njoftimit të bluve, shtetasi D. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani.

Në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “Mashtrim”. Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij. 

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet Gjermane, arrestohet me qëllim ekstradimi 22-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol ëiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion