I riu shqiptar kapet me kokainë me vlerë 300 mijë euro në Itali

Aktualitet

I riu shqiptar kapet me kokainë me vlerë 300 mijë euro në

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me lëndë narkotike e llojit kokainë.

Mediat raportojnë se 26-vjeçarit shqiptar iu gjetën 3.4 kilogram kokainë e ndarë në 4 blloqe e cila ishte fshehur në sediljet e makinës.

I riu shqiptar, me banim në zonën e Milanos, ishte në timonin e një Mercedesi dhe u ndalua gjatë një prej kontrolleve të trafikut rrugor në Bolonja.

Sipas mediave në Itali qëndrimi i tij nervoz dhe i padurueshëm ka bërë që efektivët të kontrollojnë makinën, deri në zbulimin e lëndës narkotike, me peshë totale 3.44 kilogramë.

Sasia e kokainës së sekuestruar mund të arrinte deri në 300 mijë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion