I ngacmoi të dashurën, zbardhet motivi i plagosjes në plazhin e Tales

Aktualitet

I ngacmoi të dashurën, zbardhet motivi i plagosjes në plazhin e

Një person mbeti i plagosur mesditën e te dieles, në zonën e Tales, në një nga lokalet e zonës.

Dyshohet se konflikti mes dy personave ka qenë për motive xhelozie, ku sipas policise, autori Leonard Lucaj u ul në lokal, së bashku me partneren e tij, të cilën dyshohet se i riu 27-vjeçar Alfred Marku  e ngacmoi.

Mes dy djemve filloi një konflikt verbal, por më pas, autori nxori armën e zjarrit, plagosi të riun dhe së bashku me shoqëruesen u larguan nga lokali.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30, ku autori i  dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç,  pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT