Atentati në Sarandë/ Identifikohet autori! Policia: Një tjetër i plagosur ....

Aktualitet

Atentati në Sarandë/ Identifikohet autori! Policia: Një
Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili mbrëmjen e sotme në Sarandë, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në zonën “Qafë Gjashtë”, brenda lokalit në pronësi të 66-vjeçarit.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mes disa personave ka nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Për pasojë, Rexhep Ismaili mbeti i vrarë në vend.

Policia dyshon gjithashtu se gjatë përplasjes është plagosur edhe një person tjetër, i cili nuk është paraqitur ende në spital dhe mbetet i paidentifikuar.

Sipas uniformave blu, autori i dyshuar është shtetasi me inicialet L.T., i cili pas të shtënave është larguar nga vendngjarja së bashku me persona të tjerë të përfshirë në konflikt dhe me të plagosurin.

Forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT