Identifikohen 3 autorët e dyshuar të atentatit në Lezhë (EMRAT)

Aktualitet

Identifikohen 3 autorët e dyshuar të atentatit në Lezhë

Janë zbardhur emrat e tre autorëve të atentatit në Rrilë të Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se shënjestër ishte 21-vjeçarit Merando Nikulaj.

Burime bëjnë me dije se autorët janë: Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka.

Nga hetimet e deritanishme, është bërë e ditur se 21-vjeçari Merando Nikulaj, shënjestra e atentatit, ka qenë në shoqërinë e efektivit të patrullës së përgjithshme Besart Kovaçi, i cili u ndalua mbrëmjen e sotme për moskallëzim krimi.

Në armën e policit janë gjetur 15 plumba dhe në pistoletë 5 plumba, duke treguar se Kovaçi ka qëlluar 10 herë.

Hetimet po verifikojnë gjithashtu mundësinë e përdorimit të një arme të tretë.

Dyshohet se Nikulaj ka mbetur i plagosur, por nuk është paraqitur në spital.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e kaluar në qendër të fshatit Rrilë, ku autoritetet mbërritën disa minuta pas një breshërie plumbash mbi një dyqan.

Si pasojë, u plagos Sokol Daci, 30 vjeç, i cili ndodhej brenda ambienteve të berberhanes. Fasada e dyqanit është dëmtuar rëndë nga breshëria e plumbave.

30-vjeçari u transportua fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës dhe më pas në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.

Policia sqaron se hetimet për zbardhjen e plotë ligjore të ngjarjes vijojnë intensivisht dhe për momentin nuk mund të jepen detaje të tjera/Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion