Atentati në Lezhë, zbardhen detaje nga e shkuara e viktimës Kreshnik Mujeci! Në 2017 u arrestua për vrasjen e…

Aktualitet

Atentati në Lezhë, zbardhen detaje nga e shkuara e viktimës

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë një burrë dhe bashkëshortja e tij, pasi automjeti i tyre tip Audi Q7 u qëllua me breshëri plumbash.

Një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Muçaj, i cili rezulton një emër i njohur për autoritetet. Burime bëjnë me dije se në vitin 2017 ai është arrestuar së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Muçaj, pasi akuzoheshin për vrasjen e Gegë Mëhillit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.

Sipas autoriteteve, Kreshnik Mujeci dhe vëllai i tij akuzoheshin se në bashkëpunim me vëllanë tjetër, Jozef Mujeci, kishin vrarë më 6 tetor 2016 Gegë Mëhillin, i njohur edhe si Gent Pjetri. Ngjarja ndodhi në aksin Shkodër–Velipojë, pranë zonës së njohur si Mali i Jushit. Viktima po transportonte miell me kamion kur iu pre rruga, ndërsa pasi tentoi të largohej në këmbë, u qëllua për vdekje.

Shkak i dyshuar i asaj ngjarjeje ishte një konflikt mes palëve, ndodhur një ditë më herët. Një ditë pas krimit u arrestua Jozef Mujeci, ndërsa dy vëllezërit e tjerë ranë në pranga një vit më vonë gjatë operacionit policor të koduar “One Year”.

Hetuesit po verifikojnë nëse atentati i sotëm ka lidhje me ngjarje të mëparshme kriminale apo me konflikte të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion