Krim në familje në Lezhë, djali vret nënën

Aktualitet

Krim në familje në Lezhë, djali vret nënën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Lezhë, ku djali ka vrarë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur ne bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë, ku djali ka goditur me thikë nënën e tij.

Burime bëjnë me dije se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 14:30, shtetasi Arsen Dani, 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gylije Dani, 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia. 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion