Atentati ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Plarent Dervishajn

Aktualitet

Atentati ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënim me burg përjetë për Plaurent Dervishajn dhe 35 vite burg për Julian Meçen, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Pretenca u lexua në gjykatë në mungesë të të pandehurve nga prokurori Adnan Xholi.

Sipas kërkesës së prokurorisë, Dervishaj duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa Meçe, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Dervishajt me 35 vite heqje lirie, për ngjarjen e rëndë të ndodhur pesë vite më parë.

Te mbikalimi i Shkozetit, me 1 nëntor të 2019 humbi jetën shoferi i ish-prokurorit të Durrësit,Arjan Ndoja.

Ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion