Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, ministri Hasani thërret ambasadorin rus në zyrë

Aktualitet

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, ministri Hasani thërret

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka thirrur në ministri ambasadorin rus për t’i shprehur pakënaqësitë e qeverisë shqiptare për ngjarjen e ndodhur në Kiev mëngjesin e sotëm.

Bombardimet ruse goditën një ndërtesë në Kiev, ku ndodheshin disa ambasada, përfshirë edhe ambasadën shqiptare.

Më herët, Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi ashpër sulmet e realizuara në Kiev, duke i cilësuar ato si një akt të papranueshëm që dëmton themelet e diplomacisë ndërkombëtare. Nëpërmjet një deklarate, Ministria theksoi rëndësinë e mbrojtjes së personelit diplomatik dhe paprekshmërisë së misioneve diplomatike, duke kërkuar nga të gjitha palët respektimin e këtyre parimeve të panegociueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion