Abuzimi me tenderat, SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë
Lajmifundit
/
7 Shtator 2023, 11:55
Aktualitet

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 10 zyrtarët e tjerë të akuzuar për abuzim me tendera.
Alla është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.


