Atentati me shqiptarin e vdekur në Athinë, i plagosuri udhëtonte shpesh drejt Dubait! Autorët grabitën...

Aktualitet

Atentati me shqiptarin e vdekur në Athinë, i plagosuri udhëtonte

Një atentat mafioz me një shqiptar të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë.

Dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.

Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.

Personi tjetër, Edi Lulo ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.

Ky i fundit rezulton të ketë pasur udhëtime edhe ne Dubai.

Autorët përdorën një makinë të vjedhur herët në mëngjes sot më zonën e Peristerit.

Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.

ME TE LEXUARAT