Atentati me dron në Lezhë, si po eleminohet Aleks Doda/ Artan Hoxha publikon fakte nga ngjarja

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në studion e pamje ekskluzive se si u tentuat t’i bëhej atentat me dron Aleks Dedës në Lezhë.
Ky i fundit u ka shpëtuar disa atentateve më parë, ndërsa së fundmi i është dhënë mbrojtje nga SPAK.
Rrëfimi i gazetarit Artan Hoxha:
Në atë zonë veprojnë katër grupe të strukturuara mirë, të fuqishme, me aktivitet në narkotike, vrasje, pastrimin e parasë. Janë grupe me intensitet. Një nga ngjarjet që doja ta nxirrja.
Një nga ngjarjet që kam ndjekur kohët e fundit e ka fillimin në zgjedhjet e 2017. Aty ka filluar konflikti që nisi si politik dhe më pas ka vijuar duke përfunduar në atentat, vrasje, aleanca.
Bëhet fjalë për një seri ngjarjesh, për të ekzekutuar Aleks Dedën. Autorët kanë ndjekur lëvizjet e tij dhe rreth mesnatës 30 qershor, një automjet pesho me ngjyrë gri me targa të dubluara.
Në këtë rast fatii madh ka qenë që personi që ata personin të ishte në automjet sapo kishte lëvizur dhe është njoftuar policia. Policia e ka shoqëruar Aleks Dedën, është bërë një hetim, por nuk është zbuluar. Në 30 qershor 2020 ka ndodhur atentati i parë.
Kur janë ngritur dyshimet është kuptuar se kemi të bëjmë me një grup që nuk është kollaj ti gjenden provat. Personi ka filluar të marrë masat. Është një qytetar q ëka një biznes të vetin.
Besoj aty mund të jetë vënë në shënjestër se autorët dyshojnë se ai mund të jetë lidhje me rivalët e tyre. Është një përplasje mes grupeve të Lezhës dhe Fushë-Krujës.
Atentati i dytë është bërë në dhjetor 2020, në orën 17:00 një audi i zi është gjuajtur me kallashnikov dhe është plagosur. I ka mbijetuar edhe atentatit të dytë, por ka pasur më shumë gjurmë dhe elementë.
Personi vendosi të largohej nga Shqipëria për t;ju shmangur një atentati tjetër. ai ka thënë se unë nuk kam konflikt direkt me dikë dhe ka dhënë emra se mund të bëhet fjalë për lidhjet. Në ngjarjen e dhjetorit policia gjeti një telefon te Audi, dikujt i ka rënë atentati. Të dhënat e këtij telefoni nuk u morën vesh kurrë.
Aleks Deda u largua, me idenë që ti shmangej një tentative tjetër. është kthyer në 6 mars të 2022 në Shqipëri. Të nesërmen ka qenë në një lokal dhe ka rënë sërish pre e një atentati, në momentin që ka dalë nga lokali.
Kjo tregon se autorët e kanë ndarë mendjen për ta hequr qafet. Autorët kanë ardhur nga Shëngjini, kanë kryera atentatin dhe janë zhdukur. Për fat Aleks Dedën e kanë përshkuar 6 plumba. Në pamje ai duket që rrëzohet në tokë dhe tenton të kundërpërgjigjet, nuk e di në kishte armë.
Ngjarja ndodh një ditë pasi ai ka ardhur.
Në datën 8 është thirrur në SPAK dhe ka dëshmuar. Nuk e dimë cfarë ka dëhsmuar, por menjëherë SPAK ka kërkuar mbrojtjen e Aleks Dedës dhe familjes. Është vendosur shërbim 24 orë në banesën e tij me patrullë.
Ai është një thesar për SPAK, është shumë i rëndësishëm për atë që ka dhënë. Në rastin konkret kur u me3ndua që do të jetë nën mbrojtjen e policisë, është tentuar tre herë të tjera, tashmë me dron. Meqë ai është i mbrojtur është tentuar me dron.
Këto janë pamjet para banesës. Efektivët kanë dalluar një dron. Nuk e dinin as nga vinte dhe as qëllimin. Ka ardhure menjëherë policia. Është tentuar tre herë me dron. Në 7 prill ka qenë tentativa e fundit. Është menduar edhe ta qëllojnë por është lënë për ta gjetur nga është nisur. \abcnews