“I kërkova të ulej në tokë, por më tha ‘gjuaj’”, grabitja e kambistit, Nuredin Dumani: Mora 17-20 milion lekë

Aktualitet

“I kërkova të ulej në tokë, por më tha

I penduari i drejtësisë, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, ku ka rrëfyer momentin e grabitjes së një shume parash një kambisti në Elbasan duke zbuluar bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë seancës gjyqësore, Nuredin Dumani ka rrëfyer se bashkëpunëtorë të tij ishin Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra dhe Talo Çela.

I penduari i drejtësisë është shprehur ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 dhe se ishte ai që e qëlloi me plumb në gjoks kambistin.


“Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm, sapo falej namazi, se ishte ramazan dhe pashë njerëz që po shkonin në xhami, pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre gjithë kambistët dolën në të njëjtin orar. Me armë kam qëllur unë, fillimisht në gjoks”, tha ai gjatë seancës, ku për herë të parë u lejuan gazetarët.

Ai rrëfeu se i kanë kërkuar që të zbriste nga makina, por viktima kundërshtoi duke i thënë “më gjuaj”.

“Ardian Çollaku nuk e di a ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të prishej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Çelës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte Benz me portobagazh vishnje.

Pasi ka dal kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbrit i kam thënë ulu në tokë, dhe më tha gjuaj. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose dy herë në gjoks dhe një herë në kupën e gjurit mesa mbaj mënd në gjurin e djathtë. Pasi morëm parat jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milion lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra  dhe Talo Çela”, rrëfeu ai.

ME TE LEXUARAT