Dhunimi i rëndë i të riut në Lezhë, arrestohen dy nga autorët e shpallur në kërkim

Aktualitet

Dhunimi i rëndë i të riut në Lezhë, arrestohen dy nga

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë ligjor dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit të ndodhur më datë 11.04.2024, në qytetin e Lezhës. Arrestohen dy shtetas të cilët u shpallën në kërkim ditën që ndodhi konflikti.

Ndërkohë, në vijim të veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim edhe një shtetas tjetër (15-vjeçar) i përfshirë në konflikt.


Sekuestrohet automjeti i përdorur në ngjarje.

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.

Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion