Dhunimi i Ilir Demaliajt, policia: Është shpallur në kërkim autori i dyshuar

Aktualitet

Dhunimi i Ilir Demaliajt, policia: Është shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka reaguar pas dhunimit të analistit Ilir Demalia, duke bërë të ditur se autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Çamëria”, ku Demaliaj dyshohet se është goditur me grusht për motive të dobëta. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi:
Sot, më datë 01.07.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, shtetasi I. D., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion