Tërmeti i fortë shkund ishullin e Kretës

Aktualitet

Tërmeti i fortë shkund ishullin e Kretës

Një tërmet i fortë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm ishullin e Kretës, duke zgjuar njerëz të panikosur nga gjumi.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, lëkundjet sizmike kanë qenë me një magnitudë 5.3 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 18 km nën shtratin e detit, rreth 47 km në jug të bregut jugor të ishullut, pranë qytetit të vogël port të Paleochora-s.

Lëkundjet e forta të tërmetit u regjistruar rreth orës 07:01 me orën lokale greke, teksa u pasuan edhe nga disa lëkundje sizmike të tjera, para dhe pas, por me magnitudë më të vogël.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëmtime në ndërtesa dhe paralajmërim për cunami nuk pati.

ME TE LEXUARAT