I hynë në zyrë me armë dhe…/ Ja përse dy të rinjtë dhunuan pronarin e karburantit në Mirditë

Aktualitet

I hynë në zyrë me armë dhe…/ Ja përse dy të

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpalljen në kërkim të dy të rinjve në Mirditë, të cilët akuzohen se kanë dhunuar dhe kërcënuar pronarin e një karburanti.

Mësohet se 28-vjeçari Aleksander Senaj dhe 29-vjeçari me dy mbiemra Kristjan Marku alias Bashaj, kërcënuan biznesmenin me armë, pasi refuzonin të paguanin për karburantin që kishin furnizuar makinën. Ata e kanë dhunuar brenda ambienteve të biznesit dhe më pas janë larguar me automjet nga vendngjarja.

Policia po kryen kontrolle, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit ku udhëtojnë 2 të rinjtë, pas largimit nga karburanti.

Njoftimi i policisë

Dyshohet se kanosën me armë zjarri, pronarin e një karburanti, pasi e dhunuan në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta, identifikohen 2 shtetasit dhe punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion