I gjetën 14 kg drogë, arrestohet shqiptari në Itali, kokaina kishte vlerë 1 milion euro

Aktualitet
I gjetën 14 kg drogë, arrestohet shqiptari në Itali, kokaina


Një shqiptar është vënë në pranga në Parma të Italisë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap me 14 kg kokainë. Lënda narkotike vlerësohet se do të kapte vlerën mbi 1 milion euro nëse do të shitej në treg.

Automjeti me të cilin transportohej kokaina u kap nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrulle të zakonshme autostrade dhe këqyrje të thelluar duke nisur nga shasia e mjetit.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e dallimeve strukturore në bagazhin e makinës ku ishte krijuar një “fund i rremë” në të cilin ishin fshehur deri në 12 blloqe kokaine.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion