I ftohtë para gjykatës/ Çfarë deklaroi shqiptari që vrau ish-partneren dhe rrëmbeu vajzën

Aktualitet

I ftohtë para gjykatës/ Çfarë deklaroi shqiptari që

E gjithë bota u trondit nga ngjarja e rëndë në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.

Renato Muhaj ka dalë këtë të mërkurë para trupit gjykues, ku ka qëndruar I ftohtë.

Gjyqtari Pat Siracusa i lexoi atij listën e gjatë prej 8 akuzash që rëndojnë ndaj tij.

Gjithashtu gjykatësi e urdhëroi Muhaxhin të mos kishte asnjë kontakt me vajzën e tij edhe nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu.

E vetmja gjë që shqiptari tha ishte pyetja: “A do caktoni avokat për mua?”.

Nga ana tjetër, gjyqtari e vuri në dijeni se i është caktuar një avokat public dhe se ky i fundit ishte prezent në sallë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion