I dyshuar për ekzekutimin e vëllezërve Bilali, kush është Ibrahim Lici, autori i vrasjes ë 32-vjeçarit

Aktualitet

I dyshuar për ekzekutimin e vëllezërve Bilali, kush

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, si autorin kryesor të vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa.

Por kush është Ibrahim Lici?
Ibrahim Lici rezulton një emër i njohur për policinë, pasi dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai dyshohet se ka qenë autori kryesor i vrasjes së vëllezërve Bilali, një tjetër ngjarje që tronditi qytetin verior pak vite më parë.

Gjithashtu, Ibrahim Lici është arrestuar më herët nga policia si “truri” i një bande gjobëvënësish ndaj tregtarëve, ku në pranga përfunduan nëntë persona, si pjesë e këtij grupi kriminal.

Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës. Këtij të fundit i ekzekutuan në një atentat në gusht të vitit 2018 të vëllanë, Fatbardh Licin, ngjarje kjo e ndodhur në qendër të Shkodrës, ndërsa më herët në janar, iu bë atentat me tritol Lul Kullës, kunatit të Fatbardh Licit, të cilit ai i mbijetoi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion