I dha lekë në zarf sekretares së MSH, GJKKO nxjerr nga burgu administratorin e kompanisë private

Aktualitet

I dha lekë në zarf sekretares së MSH, GJKKO nxjerr nga burgu

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për pronarin e firmës që i dha para sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Vladimir Topi do hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për Topin për shkak se është i moshuar, ndërsa la në burg inxhinierin e firmës Silvi Shehu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përpara gjykatës Shehu është shprehur se biznesmeni Topi i ka dhënë një zarf ku i ka thënë t’ja dorëzojë punonjëses së ministrisë dhe se brenda tyre ka dokumente.

Duro dhe të tjerët u vunë në pranga për një tender, ku dyshohet se vlera e ryshfetit është 330 mijë lekë të rinj.

Sipas SPAK janë grumbulluar prova që krijojnë inxhinieri i firmës Dricons sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000  lekë nga banesa administratorit Vladimir Topi, ja ka dërguar më pas punonjëses së ministrisë së shëndetësisë Loreta Sheto, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, kjo e fundit u kap në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar nëpërmjet korrupsionit.

Gara midis tetë kompanive prej të cilave doli fituese nëpërmjet korrupsionit Dricons , e cila për vlerën e 800 mijë lekëve do të supervizonte rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës nuk ishte e vetmja që ajo ka fituar.

ME TE LEXUARAT