25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët kallëzojnë partnerin e saj: E kishte dhunuar

Aktualitet

25-vjeçarja ndërroi jetë në QSUT, familjarët

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë.

Pas ngjarjes, familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit E.F duke pretenduar se ai ushtronte dhunë ndaj të resë.

Sipas burimeve, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune. Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga familjarët e të ndjerës.

Xhuana Nikolli jetonte në Shëngjin dhe kishte përfunduar studimet për drejtësi. Po ashtu, nuk kanë munguar reagimet në rrjetet sociale për vdekjen e parakohshme të 25-vjeçares, ku miq të saj  kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion