I dënuar për vrasje të dyfishtë, kapet në Fier Pjetër Pacani, policia i gjen tri armë
Lajmifundit
/
4 Qershor 2024, 20:52
Aktualitet

Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme (4 qershor) 59-vjeçarin e shumëkërkuarin, Pjetër Pacani.
Pacani është i dënuar me 25 vite burg për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armembajtje pa leje”.
Kapja e tij u bë në Fier, teksa iu gjetën me vete 3 automatikë dhe pistoleta.

Paçani ka vrarë dy veta në vitin 2011, shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi, pasi shkak mendohet një borxh prej 100 mijë eurosh.
Për këtë vrasje të dyfishtë ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg në vitin 2014.
Paçani ishte i listuar si një nga 50 personat më të kërkuar nga policia në vendin tonë


