I dënuar në Greqi dhe grabitës i tri kazinove, kush është 44-vjeçari që tentoi të vjedhë gruan në bankomat

Aktualitet

I dënuar në Greqi dhe grabitës i tri kazinove, kush

Personi në foto është Jorgo (Leonard) Kumaraku, i cili përfundoi në prangat e Policisë së Sarandës pas tentativës për vjedhje me dhunë të një punonjëse agjencie sigurimesh, pranë një bankomati.

Kumaraku ka tentuar që t’i marrë paratë një 34-vjeçareje, ndërsa kjo e fundit po tërhiqte të hollat në bankomat.

44-vjeçari me banim në fshatin Livadhja të Sarandës është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka precedentë të shumëfishtë penalë.

I dënuar në Greqi dhe grabitës i tri kazinove, kush

Konkretisht, në vitin 2007 ka grabitur dhe ka kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën u dënua me 5 vjet burg.

Në vitin 2008 iu gjet një celular në qeli, për të cilin dha një deklaratë të rreme ku pretendonte se e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit në Sarandë. Efektivi u arrestua, por më pas u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, që u dënua me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 përmes një pistolete lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” në Sarandë. Një ditë pas ngjarjes së Sarandës, ai dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër.

Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe është dënuar për “trafik narkotikësh” në Greqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion