I dënuar më vendim të formës së prerë, Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit

Aktualitet

I dënuar më vendim të formës së prerë, Kreshnik

Nga Avokat Arben Llangozi


Pas një zvarritjeje të gjatë, në një trekëndësh bashkëpunimi mes oligarkisë, qeverisë dhe mafies, e drejta po tregon se është më e fortë se çdo korrupsion institucional. Një kalvar i gjatë procesesh gjyqësore u finalizua sot me një rezultat pozitiv, rihapjen e rrugës për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit.

Hajdari, i zgjedhur kryetar bashkie në vitin 2023, u favorizua hapur nga Ilirjan Celibashi, kryetari i KQZ-së, i cili në vend që të zbatonte ligjin dhe ta përjashtonte nga zgjedhjet për shkak të dënimit në shtetin grek, zgjodhi të mbyllte sytë. Celibashi veproi jo si garant i zgjedhjeve të lira, por si vegël e pushtetit, në shërbim të mafies politike dhe oligarkëve që kapin shtetin.

Kreshnik Hajdari, i dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi për falsifikim dokumentesh, nuk e kishte deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit një shkelje e rëndë ligjore që duhej të çonte automatikisht në shkarkimin e tij.

Megjithatë, edhe pasi vendimi i dënimit grek mbërriti zyrtarisht, Celibashi e rrëzoi kërkesën për shkarkim, duke u bërë pjesë e një misioni të qartë korruptiv. KAS më vonë vendosi prishjen e këtij vendimi dhe kthimin për rishqyrtim, por Hajdari e ankimon çështjen në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Aktualisht, Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)  për falsifikim formulari, vendim i cili nuk është ankimua prej tij, duke e bërë kështu dënimin përfundimtar dhe të ekzekutueshëm sipas ligjit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion