I dënuar me një vit burg, arrestohet në Kukës 51-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është arrestuar këtë të enjte nga policia.
Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar shtetasi G. Gj., 51 vjeç, banues në Kukës, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës me 1 vit burgim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
“Shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe kapën në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasin në kërkim:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt””, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme


