I dënuar me burg përjetë për vrasjen e komisarit Lamaj! Gjykata Kushtetuese rihap gjykimin për Arben Frrokun

Aktualitet

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e komisarit Lamaj!

Gjykata Kushtetuese ka rihapur për gjykimin çështjen në ngarkim të Arben Frrokun, lidhur me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Seanca për Frrokun do të mbahet më 17 shkurt, në orën 10:00, teksa vendimi vjen pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi rihapjen e dosjes Arben Frrokut, i dënuar përjetë për vrasjen e Lamajt në 2013. Strasburgu vlerësoi se procesi ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Arben Frroku është i dënuar përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka refuzuar ekstradimin e tij. Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut pasi ankimi i tij iu rrëzua edhe në Gjykatën e Lartë më 8 qershor 2017, si edhe në Gjykatën Kushtetuese më 24 prill 2018, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion