I dënuar me 19 vite burg për atentatin ndaj Artion Bylykut, sekuestrohen pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij

Aktualitet

I dënuar me 19 vite burg për atentatin ndaj Artion Bylykut,

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit Prengës, i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi Prenga ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:

– Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;

– Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;

– Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe

– Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.

Prenga është dënuar me 19 vite burgim për atentatin në tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Ky i fundit njihet si kundërshtari i Devi Kasmit. Kasmi u vra në janar të vitit 2018.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion