I arrestuar dy ditë më parë, efektivi deklaron: Nuk jam trafikues i kokainës, por përdorues i...

Gjykata e posaçme ka lënë në burg efektivin e komisariatit numër dy në kryeqytet, Elefterios Sullaj. Ai u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e korrupsionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me Mikel Zhegun dhe Ersi Tafën.
Arrestimi I tyre erdhi pas një kontrolli në mjetin që po drejtohej nga Sullaj, në të cilin u gjet një sasi kokainë që dyshohet se do të trafikohej.
Përballë gjykatës Sullaj ka pranuar se është përdorues I lëndëve narkotike, por ka mohuar se ka qenë i përfshirë në trafikun e tyre.
Mikel Zhegu sa herë ndalohet nga policia komunikonte në telefon me Sullajn, ku ky i fundit i thotë “jepu ndonjë kafe se atë duan ata dhe të lënë”.
Sipas prokurorisë, hetimi ka nisur në 2019-tën dhe ka rezultuar se, gjatë komunikimeve telefonike efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës.