I arratisur nga burgu në 2011-ën, arrestohet 45 vjeçari shqiptar në Greqi, u fsheh për 13 vite

Aktualitet

I arratisur nga burgu në 2011-ën, arrestohet 45 vjeçari

Plot 13 vite ka zgjatur arratisja e një 45 vjeçari shqiptar në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari i arratisur në 2011-ën nga burgu i Malandrinos, është arrestuar ditën e djeshme (18 maj).

Arrestimi i tij u bë i mundur pas një kontrolli të policisë ku iu gjetën disa dokumente të ndryshme identifikimi por pas gjurmëve të gishtave u zbulua identiteti i tij i vërtetë.

Dyshohet se 45 vjeçari së bashku me disa shqiptarë të tjerë vepronin si një grup kriminal për kryerjen e grabitjeve, ndërsa kishin organizuar edhe tentativë për vrasje të një personi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion