Hyri ilegalisht dhe u përfshi në shpërndarjen e kokainës, në pranga 32-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Hyri ilegalisht dhe u përfshi në shpërndarjen e kokainës,

Një 32-vjeçar ka rënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet se kishte hyrë ilegalisht në vend dhe ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarësve të lëndëve narkotike në Macerata.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrullat në “Piazza Nazario Sauro”, i riu u përpoq të fshinte dy mbështjellës që përmbanin kokainë me peshë mbi 20 gramë.

Gjithashtu iu gjetën telefonat dhe 1700 euro cash, që u sekuestruan si provë materiale dhe besohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Sipas medieve të huaja, pas arrestimit, gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak 32-vjeçarit, në pritje të procesit të mëtejshëm. Masa e sigurisë u dha ditën e sotme (11 Dhjetor).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion