Hyn në fuqi sot falja e gjobave! Zbardhet procedura që do ndiqet

Aktualitet

Hyn në fuqi sot falja e gjobave! Zbardhet procedura që do ndiqet

Nga kjo e mërkurë hyn në fuqi vendimi për faljen e gjobave dhe masave administrative ndër vite. Vendimi i cili u miratua nga qeveria vetëm 2 ditë para zgjedhjeve paralementare të 11 majit. Ky vendim vjen si zbatim i ligjit të miratuar në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa prej kësaj të mërkure ka hyrë në fuqi. 

Individët apo subjektet që kontatojnë se gjoba e tyre nuk është fshirë nga sistemi, kanë të drejtë të drejtë të paraqesin një kërkesë pranë strukturave përkatëse. Verfikimi i kërkesës bëhet brenda 5 ditëve, dhe në rast se refuzohet, atëherë kanë të drejtë për ankimim në gjykatë.

Vendimi përcakton se procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 ditë.

Ndërkohë, siç u bë me dije edhe më herët, ky vendim përfshin penalitete të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, të cilat nuk janë ekzekutuar deri më 15 janar 2025, sipas ligjit nr.127/2024. 

Ky vendim parashikon zbatimin e masave administrative të vendosura nga 6 inspektoriatet vendore të mbrojtjes së territorit; Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; Policia e Shtetit; Policia Bashkiake.

Nga vendimi i qeverisë u bë me dije se masat administrative që do të shfuqizohen lidhen me ndërtimet pa leje në banesa ose objekte bujqësore/blegtorale; subjektet bujqësore në zona rurale të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre pa përmbushur rregullat si dhe gjobat e vendosura ndaj qytetarëve për shkelje të masave kufizuese gjatë pandemisë së Covid-19. Ndërsa përjashtohen nga ky vendim të gjitha gjobat e shkeljeve rrugore. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion