Humbi kontrollin e traktorit dhe doli jashtë rruge, përfundon në spital 40 vjeçari

Aktualitet

Humbi kontrollin e traktorit dhe doli jashtë rruge, përfundon në

Një zetor doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë në hyrje të fshatit Bekovë, në Kolonjë. Aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 14:30.

Drejtuesi i mjetit bujqësor, me inicialet B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, dyshohet se humbi kontrollin dhe automjeti përfundoi jashtë rruge. Si pasojë, ai mbeti i lënduar në pjesën e këmbëve.

40-vjeçari u nis me ambulancë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë 

"Më datë 01.03.2026, rreth orës 14:30, në fshatin Bekovë, Kolonjë, shtetasi B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga" /Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion