Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi! U godit nga rryma elektrike
Lajmifundit
/
16 Shkurt 2025, 17:29
Aktualitet

Një 50-vjeçar shqiptar humbi jetën gjatë orarit të punës në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Limnis Plastira në vendin fqinj.
Shqiptari ndërroi jetë në vend, pasi u godit nga rryma elektrike teksa po kryente punime në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike.
Autoritetet vendase sipas mediave, po punojnë për të zbardhur ngjarjen.


