Humb jetën në vendin e punës punonjësja e furrës së bukës

Aktualitet

Humb jetën në vendin e punës punonjësja e furrës

Sot në ditën e 1 Majit, një punëtore është gjetur e pajetë në furrën e bukës, ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, Kosovë.

“Sot me datë 01.05.2024 kemi pranuar një informacion që një grua me iniciale V.D. është gjetur e shtrirë në dysheme pa shenja jete në furrën ‘Te Moni’. Sipas informacioneve viktima është punëtore e furrës. Ajo është dërguar në spitalin në veri pa shenja jete”, ka thënë policia e Kosovës për mediat vendase.

Policia e Kosovës thotë se po e trajton vdekjen e punonjëses si të dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion