Homazhet për Servet Pëllumbin, Braçe: E meritonte të përcillej nga ky shesh

Aktualitet

Homazhet për Servet Pëllumbin, Braçe: E meritonte të

Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit te Kuvendit Servet Pëllumbi i cili u nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Arkëmorti mbërriti në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Deri orën 12:00 do të jenë homazhet zyrtare ndërsa 30 minuta më vonë do të jetë ceremonia e përcjelljes. Më tej bëhet me dije se do të mbahen dy fjalime.

Në një prononcim për mediat pas homazheve, deputeti socialist Erjon Braçe vlerësoi kontributin 35-vjeça të Pëllumbit në PS dhe ndikimin tek politikanët e rinj siç ishte ai vetë.

“Duket sikur humb një pjesë tënden, 35 vite nuk janë pak, janë një jetë e ndërtuar me këta njerëz që po ndahen nga ne. Është rrugëtimi i fundit e Servet Pëllumbit, fotot që qarkulluan dje ishin nga ky shesh dhe e meriton të përcillet nga ky shesh”, tha Braçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion