Hita mesazh të fortë Policisë: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim

Aktualitet

Hita mesazh të fortë Policisë: Goditni grupet kriminale dhe kapni

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar nga strukturat e Policisë në Tiranë, Korçë dhe Dibër që të intensifikojnë punën kundër krimit dhe të rrisin kontrollet për kapjen e personave në kërkim.

Gjatë takimeve me drejtuesit vendorë dhe kufitarë, Hita kërkoi fokus të veçantë te goditja e grupeve kriminale, armëmbajtja pa leje dhe trafiku i drogës. Ai kërkoi gjithashtu forcimin e luftës kundër krimeve kufitare dhe trafikut përmes hetimeve më të thelluara.

Një tjetër prioritet i vendosur në fokus ishte siguria e nxënësve në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Hita kërkoi monitorim të vazhdueshëm të zonave pranë shkollave dhe kontrolle për identifikimin e personave që mund të përfshijnë të rinjtë në veprimtari kriminale.

“Intensifikoni punën për goditjen e grupeve kriminale, për kapjen e shtetasve që lëvizin me armë dhe drogë; kapni shtetasit në kërkim dhe luftoni krimet kufitare!”, ishte mesazhi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion