Hiqet karantina, hyrje e lirë nga Greqia në Shqipëri dhe kufiri me Maqedoninë së Veriut

Autoritetet shqiptare kane nisur te aplikojne levizjen e lire ne pikat kufitare me Maqedonine e Veriut dhe Greqine diten e sotme, duke mos karantinuar udhetaret qe hyjne ne Shqiperi.
Policia kufitare beri me dije lajmin duke pohuar se edhe pse nuk ka ende nje vendim te shpallur nga komiteti teknik, prej mengjesit te sotem, personave qe kane hyre ne vendin tone nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, nuk u eshte kerkuar te karantinohen.

Vendimi i Komitetit Teknik ne Tirane u mor dy jave me pare me kete afat, pra dy javor, nderkohe qe shkaku kryesor i deklaruar ishte festa e pashkeve, ku aitoritetet i trembeshin grumbullimeve te medha ne zonat kufitare.
Megjithate vendimi per te futur ne karantine dy javore personat qe hyjne nga Greqia, u cilesua si nje mjet qe i mohoi te drejten e votes emigranteve shqiptare qe nuk paten mundesi te vinin ne Shqiperi me 25 prill, pasi do te karantinoheshin per dy jave.
Pavaresisht vendimit te pales shqiptare ne piken kufitare te Kapshtices, pala greke aplikon karantine dy javore per te gjithe personat nga Shqiperia me perjashtim te drejtuesve te mjeteve qe transportojne mallra./lajmifundit.al



