Hidhet shorti, 4 skuadrat shqiptare mësojnë rivalët në Champions League

Aktualitet

Hidhet shorti, 4 skuadrat shqiptare mësojnë rivalët në

Është hedhur këtë të martë në Nyon të Zvicrës shorti për turin e parë eliminator të Uefa Champions League, ku 4 skuadrat shqiptare kampione të Shqipërisë, Kosovë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi kanë njohur kundërshtarët me të cilët do të përballen.

Goglat kanë vënë përballë Egnatian e Rrogozhinës me ekipin FK Borac Banja Luka, kampionen e Bosnje Hercegovinës. Në letër konsiderohet si një ekip i kalueshëm për rrogozhinasit, teksa sfida e parë do të luhet në transfertë dhe të kthimit në vendin tonë.

Kampionët e Shqipërisë marrin pjesë për herë të parë në historinë e tyre në këtë kompeticion, çka përbën një debutim historik të tyre në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Ndërkohë shorti ka qenë shumë me fat për ekipin e Ballkanit, kampionin e Kosovës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të duhet të eliminojë modestët e Santa Colomës nga Andorra për të vijuar në turin e dytë eliminator, teksa sfida e parë do të luhet në Prishtinë.

Përballjen më të vështirë duket se do ta ketë ekipi shqiptar i Strugës. Kampionen e Maqedonisë së Veriut goglat e kanë vënë përballë sllovakëve të Slovan Bratislavës. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë dhe e kthimit në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, do të ketë përballë uellsianët e The New Saints, me sfidën e parë që po ashtu do ta luaj në transfertë dhe të kthimit në shtëpi.

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

Çiftet e turit të parë para-eliminator të Ligës së Kampionëve:

ŠK Slovan Bratislava (SVK) – Struga

The Neë Saints FC (WAL)– Deçiç

FK Borac Banja Luka (BIH)– Egnatia

Hamrun Spartans FC (MLT) – Lincoln Red Imps FC (GIB)

Ballkani – UE Santa Coloma (AND)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion