Hetuesi special amerikan trajnon prokurorët e SPAK për goditjen e krimeve zgjedhore

Nje hetues special amerikan ka trajnuar prokuroret e SPAK ne Shqiperi ne lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore ne nisje te fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit.
Ky ttrajnim vjen ne nje kohe qe me ligj, ne Shqiperi e drejta per hetimin e krimeve qe kane te bejne me zgjedhjet i eshte dhene prokurorise speciale SPAK.
Njoftimi eshte dhene nga ambasada amerikane ne Tirane:
Për të ndihmuar Shqipërinë në ruajtjen e integritetit në zgjedhje, Këshilltari i Lartë i OPDAT Kundër Korrupsionit Ndërkombëtar Constantine Soupious dhe Drejtori i Degës së Krimeve Zgjedhore të Sektorit të Integritetit Publik të Divizionit Penal Richard Pilger nga Departamenti i Drejtësisë, drejtuan dje një trajnim për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK.
Instruktorët diskutuan praktikat më të mira, llojet e krimeve zgjedhore, etikën e përfshirë, mënyrën e ruajtjes së pavarësisë, përfshirjet në media në lidhje me pretendimet për mashtrim dhe ndryshimin midis gabimeve në administrimin e procesit dhe krimeve të vërteta.
Ky trajnim erdhi në një moment shumë të rëndësishëm pasi kjo është hera e parë që korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje do të jenë nën juridiksionin e SPAK-ut.
Përpara marrjes së detyrave të tij për krimet zgjedhore, Pilger është marrë drejtpërdrejtë me hetimet, ndjekjet penale dhe apelimet në të gjithë spektrin e çështjeve të korrupsionit publik në të gjitha nivelet dhe në të gjitha degët e qeverisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka marrë çmime të shumta për ndjekjet e tij penale të korrupsionit, përfshirë Çmimin e Prokurorit të Përgjithshëm për Shërbim të Shquar dhe Çmimin e Ndihmësit të Prokurorit të Përgjithshëm për Mbrojtje të Shquar në Gjyq.


