Helmimi i fëmijëve nga ushqimi, pas analizave, mbyllet kopshti në Gramsh

Helmimi i 17 fëmijëve në Gramsh disa ditë më parë rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të të vezëve me salmonelë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar se vezët e përdorura në Kopshtin nr.1 në Gramsh kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë.
Nga analizat e AKU-së, më parë rezultoi se mishi i pulës dhe qumështi rezultuan negativ. Nga 79 persona të testuar, 17 rezultuan pozitivë, përfshirë 16 fëmijë dhe psikologen e kopshtit.
Aktualisht 6 fëmijë trajtohen në shtëpi dhe ndodhen në gjendje të mirë.
Gjthashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar aktivitetin e kopshtit deri në përfundimin e dezinfektimit dhe analizave.
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të infektimit.
Në reagimin e saj bashkia e Gramshit sqaroi funksionimin e regjimit ushqimor në kopsht, shprehu kujdesin ndaj shëndetit të fëmijëve ndërkohë që kërkoi zbardhjen e rrethanave nga institucionet përkatëse.
Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme nga ISHP.


