Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, Hita mbledhje urgjente me drejtuesit e institucionit!

Aktualitet

Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, Hita

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka thirrur në një mbledhje urgjente drejtuesit e akademisë së Sigurisë, pas helmimit të 60 studentëve. Mësohet se Hita ishte në Akademi edhe në mesnatë menjëherë pasi studentët kanë shkuar në Repartin Infektiv të QSUT-së për ndihmë mjekësore, ndërsa ka urdhëruar hetim të plotë të zbardhjes së rrethanave të kësaj ngjarjeje si dhe vënien para përgjegjësive ligjore të personave përgjegjës.

60 studentë të akademisë së sigurisë janë paraqitur në QSUT në gjendje të rënduar dhe dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Ky është rasti i dytë i helmimit, teksa në maj të këtij viti 56 studentë kishin të njëjtin fat.

 

 

ME TE LEXUARAT