“Grushti i policit na goditi të gjithëve”: Qytetari ashpër ndaj Edi Ramës pas protestës: Po nxit urrejtje ndaj drejtësisë!

Aktualitet

“Grushti i policit na goditi të gjithëve”: Qytetari

Një qytetar, teksa mori fjalën në protestë, komentoi dhunën ndaj protestuesit ditën e sotme në Zog të Zi, teksa tha se grushti i efektivit të policisë ndaj tij, ishte një grusht për të gjithë ata që dalin çdo ditë në shesh.

“Grushti i policit të veshur me uniformë, na qëlloi të gjithëve ne. Nuk është hera e parë që në Shqipëri policia e shtetit përfshihet në ngjarje të ndryshme, dhe policët e papërgjegjshëm, duke abuzuar me detyrën ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve. Kjo ka të bëjë me formën kriminale që kjo polici udhëhiqet nga një kryeministër i korruptuar”, tha ai.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi si të keqen e vendit, po nxit urrejtje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve sepse i dolën kundër.

“Ai nxit urrejtje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve se i dolën kundër tij, se ai do të sundojë këtë vend. Ai e ka humbur qëllimin për të cilin është aty. Nuk është aty për të bërë detyrën por për të abuzuar.”, shtoi ai.

Dënoi gjithashtu edhe kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa, teksa tha se autoritetet duhet të hetojnë urgjent ngjarjen.

“Dua të dënoj ashpër kërcënimin me jetë ndaj misionarit Osman Stafa. Ngjarje e paprecedentë. Ju prokurorë duhet t’i hetoni kërcënimet që i bëhen një njeriu që mbron interesin qytetar.”

ME TE LEXUARAT