Gripi më infektues, Varianti K po gjunjëzon sistemet shëndetësore në disa vende

Aktualitet

Gripi më infektues, Varianti K po gjunjëzon sistemet

Një valë e re gripi po përhapet me shpejtësi në disa shtete të botës, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të rasteve të infektimit dhe shtim të shtrimeve në spitale.

Bëhet fjalë për mutacionin e virusit AH3N2, të njohur tashmë si “varianti K”, i cili po konsiderohet nga ekspertët si një ndër variantet më infektuese të viteve të fundit.

Sipas mediave britanike The Sun dhe The Times, disa spitale në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpallur “gjendje kritike” për shkak të fluksit të lartë të pacientëve të prekur nga gripi, i quajtur në disa tabloide “super-flu”. Autoritetet shëndetësore po raportojnë një rritje trefishe të shtrimeve në krahasim me vitin e kaluar, veçanërisht tek të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Edhe në SHBA dhe Japoni janë vërejtur shpërthime lokale të infeksioneve, ndërsa specialistët paralajmërojnë se mutacionet e variantit K mund ta bëjnë virusin më pak të ndjeshëm ndaj vaksinës aktuale të sezonit 2025-2026.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë, pasi redukton rrezikun e komplikacioneve dhe shtrimeve në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion