Greqia shpalli “Non Grata” Artan Hoxhën, gazetarët shqiptarë protestojnë vendimin!

Aktualitet

Greqia shpalli “Non Grata” Artan Hoxhën, gazetarët

Ditën e djeshme Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek.

Hoxha, ka qënë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendëshme të këtij shteti.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin dhe proteston për vendimin e autoriteteve të Republikës së Greqisë për të shpallur “persona non grata” gazetarin investigativ shqiptar Artan Hoxha, duke i ndaluar hyrjen përgjithmonë në territorin grek.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion